Rreth Nesh
Teknologjia e jashtëzakonshme e cila ofrohet në Spitalin Medical Center në Prishtinë përfshin zhvillimet më të reja në fushën e urologjisë, kirurgjisë dhe gastroenterologjisë për të kryer operacionet e hapura apo ato minimale invazive, ndërhyrjet endoskopike dhe laparaskopike.
Ekipi i Urologjisë udhëhiqet nga mjekët të mirënjohur dhe me shumë eksperiencë në këtë lëmi, Prof. Dr. Lutfi Dervishi, Dr. Tunë Pervorfi dr. sci., si dhe Dr. Rinon Dervishi Phdc. Ekipi i Kirurgjise udhëheqet nga Dr. Preveza Abrashi dhe Dr. Arsim Cerkinaj. Ne lëminë e gastroenterologjisë shërbimet ofrohen nga specialisti i gastroenterologjise me nje profesionalitet te jashtzakonshem, Dr. Mead Ramadani. Specialistët e Medical Center me ekspertizë të gjerë në fushën e tyre në bashkëpunim me të gjithë stafin e këtij spitali realizojn në mënyrë të suksesshme të gjitha procedurat kirurgjike, urologjike dhe gastroenterologjike duke i dhënë prioritet maksimal kujdesit për pacientin para dhe pas çdo procedure.